23 Dhjetor 2024

QKUK siguron hapësira të mjaftueshme parkingu

Prishtinë, 26 tetor - Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me QKUK-në ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar këto kushte në këtë qendër, duke siguruar hapësira të mjaftueshme parkingu.

Kjo sipas tyre është bërë me qëllim të vendosjes së rregullit dhe eliminimit të tollovive në hapësirat e oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dhe krijimit të qasjes së lirë rrugore të personelit të qendrës, pacientëve dhe shoqëruesve të tyre si dhe sigurimit të qasjes së lirë në klinikat e kësaj qendre,

Procedurat për këtë qëllim, kanë qenë të hapura dhe publike dhe janë zhvilluar bazuar në ligjet në fuqi dhe kanë përfshirë një projekt të detajuar, që përfshin parkingje të reja dhe adaptimin e atyre ekzistuese, së bashku me qasjet dhe elementet përcjellëse,  i cili ka vlerën rreth 300 mijë euro investime.

Në bazë të procedurave të zhvilluara, kompania fituese (Profitesh) ka marrë të drejtën që si kundër-shpërblim për investimet që do t’i bëjë në këtë projekt, t’i shfrytëzoj dhe menaxhoj parkingjet brenda QKUK-së, gjatë tre vjetëve, pas të cilës periudhë, ato do t’i kthehen në menaxhim QKUK-së.

Lidhur me tarifat, MSh konsideron se ato janë çmime simbolike (ku përfshihet kartela elektronike, rezervimi i parkingut i monitoruar 24 orë me video-kamera si dhe qasje automatike në çdo kohë në çdo hyrje) dhe nuk paraqesin ndonjë ngarkesë të papërballueshme për punonjësit shëndetësor, në veçanti pas ngritjes së pagave, ndërsa që me Kontratën Kolektive, puna në ndërrime dhe kujdestari kompensohen në nivelin adekuat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)