23 Dhjetor 2024

QKUK shpallë konkursin për Drejtorë të Klinikave

Prishtinë, 16 maj - Bazuar në Statutin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, drejtori ekzekutiv i QKUK-së, dr. Nijazi Gashi, ka shpallur konkursin për  Drejtor të Klinikave dhe Instituteve/ Shërbimeve në QKUK

Konkursi do të jetë i hapur deri me datën  29.05.2012, konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët duhet të kenë arsimim universitar në degët e mjekësisë së lëmisë përkatëse.

Drejtorët e Klinikave dhe Instituteve / Shërbimeve të QKUK, zgjidhen nga radhët e specialistëve të lëmive përkatëse me thirrje akademike të Profesorit, ose në raste të caktuara me thirrje shkencore, e në mungesë të tyre vjen në shprehje edhe specialistë të lëmive përkatëse më vlerësim më të mirë gjatë përzgjedhjes. Kandidatët duhet të  kenë së paku 5 (pesë ) vjet përvojë pune në sistemin shëndetësor.


Pozitat për të cilat është shpallur konkursi:

1.    Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë,
2.    Drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë
3.    Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve
4.    Drejtor i Klinikës së Ortopedisë dhe Traumatologjisë Lokomotore
5.    Drejtor i Klinikës së Urologjisë
6.    Drejtor i Klinikës së Hematologjisë
7.    Drejtor i Klinikës së Nefrologjisë
8.    Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë me Angiologji
9.    Drejtor i Klinikës së Reumatologjisë, Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike
10.    Drejtor i Klinikës së Endokrinologjisë
11.    Drejtor i Klinikës së Gastroenterologjisë
12.    Drejtor i Klinikës së Obstetrikës dhe Gjinekologjisë
13.    Drejtor i Klinikës së Otorinolaringologjisë
14.    Drejtor i Klinikës së Syve
15.    Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Maksillo-faciale
16.    Drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Ngjitëse
17.    Drejtor i Klinikës së Psikiatrisë
18.    Drejtor i Klinikës së Neurologjisë
19.    Drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Dermatovenerologjike
20.    Drejtor i Klinikës së Pediatrisë
21.    Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë
22.    Drejtor i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv
23.    Drejtor i Klinikës së Pulmologjisë
24.    Drejtor i Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim
25.    Drejtor i Klinikës së Biokimisë Mjekësore
26.    Drejtor i Klinikës së Radiologjisë
27.    Drejtor i Klinikës së Emergjencës
28.    Drejtor i Institutit të Onkologjisë
29.    Drejtor i Instituteve Paraklinike të FM/UP të cilët kryejnë shërbime për QKUK
30.    Drejtor i Shërbimit të Mjekësisë Nukleare
31.    Drejtor i Shërbimit të Ortoprotetikës.
   


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)