QKUK, shpall konkurs për drejtorë të klinikave
Prishtinë, 12 tetor - Qendra Klinike Universitare e Kosovës ( QKUK) nesër shpallë konkursin për drejtorë të klinikave dhe Instituteve. Konkursi shpallet për herën e dytë, meqë më parë ishte anuluar nga ana e Ud. Drejtorit Ekzekutiv, Sejdullah Hoxha.
Konkursi është shpallur në bazë të nenit 3 të Rregullores nr. 2001/36, mbi Shërbimin Civil të Kosovës, nenit 4 të Urdhëresës Administrative nr. 2003/2 për Zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut, nr. 2001/36, për Shërbimin Civil të Kosovës dhe nenit 27 pikat 27.1, nenit 27.2 pika i e ii dhe nenit 27.3. të Statutit të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinë dhe kërkesës nr. 5988 datë 12.10.2010,.
Drejtori Ekzekutiv i QKUK-së më 12.10.2010, mori vendim të publikojë këtë konkurs për drejtorë të klinikave. Pas mbylljes së konkursit, Drejtori Ekzekutiv do të formoi komisionin për intervistim të kandidatëve.
1. Klinika e Kirurgjisë një Drejtor
2. Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve një Drejtor
3. Kli. Ortopedisë dhe Traumatol. Lokomotore një Drejtor
4. Klinika e Sëmundjeve të Brendshme një Drejtor
5. Klinika e Obstetrike-Gjinekologjike një Drejtor
6. Klinika e Otorinolaringologjisë një Drejtor
7. Klinika e Syve një Drejtor
8. Klinika e Sëmundjeve Ngjitëse një Drejtor
9. Klinika e Psikiatrisë një Drejtor
10. Klinika Neurologjisë një Drejtor
11. Klinika e Sëmundjeve Dermatovenerologj. një Drejtor
12. Klinika e Pediatrisë një Drejtor
13. Kli. e Anestezionit dhe Reanimacionit. një Drejtor
14. Kli. e Sëmundjeve të Krahrorit një Drejtor
15. Kli. e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim një Drejtor
16. Qendra Diagnostike një Drejtor
17. Qendra Emergjente një Drehtir
18. Qendra Ortoprotetike një Drejtor
19. Institutet e FM/UP një Drejtor