QKUK shënoi manifestimin e Epopesë së UÇK-së
Prishtinë, 5 mars - Me rastin e përvjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është mbajtur manifestim rasti.
Me këtë rast, Drejtori Ekzekutiv i QKUK-së, dr. Nijazi Gashi, para drejtorëve të Klinikave, ka rikujtuar historikun e lavdishëm të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me theks të veçantë, flijimin dhe sakrificën e Familjes Jashari, e cila heroikisht dhe me vetëdije të plotë ishte flijuar për lirinë e Kosovës.
Sot, jemi mbledhur pas 15 vjetëve për të rikujtuar lavdinë dhe sakrificën e familjes Jashari dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, i cili me vetëdije të plotë flijoi anëtarët e familjes, në mënyrë që të jemi të lirë, theksoi dr. Gashi.
Me këtë rast, gjithë drejtorëve të Klinikave ju dhuruar Libri Bardhësitë e Atdheut (Enciklopedia e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së- 1997-202), libër ky që paraqet dëshmorët e tre luftërave çlirimtare të tre ushtrimeve, UÇK, UÇMP dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare.