QKUK: Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë
Prishtinë, 12 maj - Me moton Mbyllja e zbrastsive, ngritja e Qasjes dhe Barazisë, sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë.
Në manifestim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë dhe infermierë të QKUK-së.
Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, foli dr. Ilir Tolaj, Sekretar Permanent, i cili tha se në kushtet në të cilat punojnë infermieret, shërbimet të cilat ofrohen janë mjaftë kualitative.
Ai tha se Ministria e Shëndetësisë, por edhe Ministri i Shëndetësisë, po punojnë për reformimin e sistemit shëndetësorë, ku mes tjerash parashihet që të shtohen përgjegjësitë e infermiereve dhe të kenë rol më të avancuar.
Sipas tij, mbështetja do të jetë në edukimin e vazhduar. Sot mora Draft Udhëzimin, përmes së cilit do të rregullohet pagesa e kujdestarive, theksoi mes tjerash dr. Tolaj.
Në emër të Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, fjalë rasti mbajti Prodekani për Arsim, Prof. dr Halil Ahmetaj, i cili theksoi se infermiereve dhe teknikëve u bie barra e madhe në realizimin e detyrave të rënda, por që janë jetike për shërbimet shëndetësore.
Ju infermieret flisni dhe ngjallni shpresa, shtoni optimizmin, ofroni kujdesin e duhur shëndetësorë, theksoi prof. Ahmetaj.
Ai këshilloj infermieret të jenë shumë të kujdesshëm gjatë punës që bëjnë, duke i kushtuar rëndësi edhe dukjes elegante, komunikimit me pacientin dhe punës së tyre në përgjithësi.
Dr Lulzim Emini, Ud. drejtor Ekzekutiv në QKUK, theksoi se QKUK-ja, ka 2/3 e punëtorëve, apo 60% të gjithë të punësuarve infermiere dhe kjo shifër flet për fuqinë potenciale që kanë infermieret në QKUK.
Përkushtimi i infermiereve tek ne, është më i madh se në rajon dhe në botë, edhe pse punojnë me paga më të ulëta, potencoi ai.
Dr Emini, premtoj se do të angazhohet që përmes formave të ndryshme, të stimulohet puna e infermiereve.
Prof. Dr Natyra Karahoda, foli në emër të Departamentit të Infermierisë dhe Mamive të Fakultetit të Mjekësisë, e cila mes tjerash punën e infermiereve e vlerësoi mjaftë stresogjene.
Kërkojmë që vendi i punës si infermiere me arsimim lartë të paguhet si i tillë, me shtesa, meqë me këtë ngrisim motivimin për arsimim të lartë, theksoi ajo.
Në emër të Divizionit të Infermierisë së Ministrisë së Shëndetësisë, foli znj. Fetije Huruglica, e cila tha se falë punës së këtij Divizioni dhe infermiereve, është arritur që të formohet Asociacioni i Infermierisë, Qendra për Edukimin e Vazhdueshëm Infermierik, Revista e Infermierisë dhe shumë aktivitetet të tjera.
Znj. Huruglica, premtoj se Divizioni i Infermierisë do të vazhdojë punën me përkushtim për të ngritur cilësinë e shërbimeve infermierike dhe për të krijuar kushte sa më të mira puna për të gjitha infermieret në K