QKUK: Rrahet dr.Arsim Morina
Prishtinë, 1 tetor - Sot, në ora 10:10 në vendin e tij të punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është sulmuar dhe rrahur nga persona të panjohur, Prof.dr.Arsim Morina, Drejtor i Klinikës së Neurorkirurgjisë.
Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me rastin në fjalë. QKUK, dënon sulmin ndaj Prof. Morinës, duke u bërë thirrje organeve kompetente që sa më shpejtë ti zbulojnë akterët e këtij sulmi dhe të njëjtit të nxjerren para drejtësisë.
Sulmet e tilla nuk i kontribuojnë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, por pengojnë ato. QKUK, përkundër vështirësive të mëdha me të cilat po ballafaqohet bënë përpjeke maksimale që pacientëve tu ofrohet kujdesi i duhur shëndetësor.
QKUK, kërkon nga gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë shumë të kujdesshëm dhe ta ndihmojnë stafin shëndetësor gjatë kryerjes së punës.