07 Janar 2025

QKUK prezanton ringjitjen e gishtit të një pacienti

Prishtinë, 25 prill - Sot në amfiteatrin e Klinikës së Kirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të mbahet  konferencë për medie ku do të prezantohet rasti  i riplantimit  të gishtit, e  kryer në kuadër të QKUK-së.

Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu ka thënë së ringjitja e gishtit është bërë tek një pacient i lindur më 1970, i cili kishte këputur gishtin gjatë punës me sharrë elektrike.  

Ai ka theksuar se pas operacionit mbi 5-orësh, ekipi mjekësor ka arritur të ringjis gishtin, i cili tani kryen funksion të plotë.

\"Ringjitja e gishtit është kryer me metodën mikrokirurgjike nga ekipi i kryesuar nga kirurgu plastik  ass. Ylber Zejnullahu,  Dr. Pleurat Sejdiu, specialist i ortopedisë dhe dr. Alban Gjonbalaj, anesteziolog kujdestar\", ka potencuar Fazliu.
 
Detajet e tjera do të jepen në konferencë për medie,  ku përveç profesionistëve të lartpërmendur do të paraqitet edhe prof.dr. Hysni Arifi, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Plastike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)