QKUK prezanon programin nacional për trajtim të infarktit të miokardit
Prishtinë, 18 prill - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) prezanon programin nacional për trajtim të infarktit të miokardit në dy orët e para.
Ky projekt nacional parasheh që në rast të infarkteve akute në krejt Kosovën të bëhet reagimi dhe raportimi i shpejtë dhe pacienti të arrijë në QKUK brenda dy orëve të para pas infarktit.
Kosova bëhet ndër vendet e para të rajonit që ka krijuar këtë program, i cili është ndër projektet më të mëdha nacionale në fushën e shëndetësisë që nga paslufta.
Përmes këtij projekti do të mundësohet që dukshëm të rritet koha e reagimit tek rastet e infarkteve akute në nivel të krejt Kosovës dhe të bëhet raportimi i menjëhershëm i rasteve nga të gjitha qendrat e Kosovës.