QKUK pranon për trajtim Azem Vllasin si pasojë e plagosjes me armë
Prishtinë, 13 mars - Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) njofton se në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, pas orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, është pranuar për trajtim Azem Vllasi si pasojë e plagosjes me armë zjarri në krah.
I plagosuri menjëherë ka marrë ndihmën mjekësore nga ana e mjekëve të Klinikës Emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Pas ekzaminimeve mjekësore, vërtetohet se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri. I njëjti është dërguar për ekzaminim me Tomografi të kompjuterizuar (CT) dhe pas ekzaminimeve pritet të ndërmerren masat e nevojshme për trajtim të mëtejmë shëndetësorë.