22 Dhjetor 2024

QKUK pezullon memorandumin me Doganat e Kosovës

Prishtinë, 19 prill - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka pezulluar Vendimin e Mirëkuptimit me Doganat e Kosovës.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv,Dr Lulzim Emini, sot, ka marrë Vendim për pezullim këtij Vendimi, bazuar në nenin 16 të Statutit të QKUK-së.

Ish- Drejtori Ekzekutiv, Ali Sadriu dhe Naim Huruglica, Drejtor i Doganave të Kosovës, më datën 29.03.2010, patën nënshkruar këtë Memorandum, qëllimi i së cilit ishte humanitar dhe përmes së cilit mundësohej që produktet medicinale të konfiskuara nga Doganat e Kosovës, të viheshin në ndihmë për pacientë e shtrirë në QKUK. Për pezullimin e këtij Memorandumi janë pajtuar të dy palët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)