QKUK, përurohet qendra për reagim të sulmeve iskemike në tru
Prishtinë, 23 dhjetor - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKU) ka njoftuar se sot në Klinikën e Neurologjisë do të përuroj "Strocke Center".
"Strocke Center" është qendra për reagim dhe trajtim urgjent të rasteve të sulmeve iskemike në tru, që më parë nuk ka ekzistuar në QKUK.
Ky është projekti i dytë më i madh nacional, pas projektit për reagim në dy orët e para, tek rastet e ifarkteve në zemër.