QKUK përkujton Dr. Shpëtim Robaj
Prishtinë, 30 shtator - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në trembëdhjetë vjetorin e vrasjes së tij, është përkujtuar dr. Shpëtim Robaj, i cili më 1998, në fshatin Likoc, kishte rënë në rrugë të minuar dhe pas palgëve nuk kishte mundur tu mbijetonte.
Në përkutim të tij prezentë ishin, miq, kolegë dhe familjarë të tij, të cilët evokuan kujtime nga jeta dhe veprimtaria e tij.
Në emër të punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, fjalë rasti mbajti Dr Lulzim Emini, Ud. Drejtor Ekzkeutiv, i cili paraqiti një biografi të shkurtër të Dr Shpëtim Robaj.
Dr Shpëtim Robaj u lind më 15 Tetor 1957 në Prizren,shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaron në Prishtinë, përderisa më 1983 mbaron Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Pastaj fillon specializimin në Rijekë të Kroacisë, e përfundon në Shkup më 1988. Më 1988 u zgjedh asisten në Katedrën e Kirurgjisë dhe Anestezionit Më 1990 dëbohet nga puna, shpejgoi dr Emini.
Sipas tij, përkundër gjendjes së vështirë dhe presioneve të vazhdueshme që kishte nga pushtuesit, Dr Robaj, su ndalë në kërkim të dijes dhe me përkushtim ndihmonte pacientët dhe studentët e rinj, edhe pse kushtet në të cilat punohej ishin tejet të vështira.
Kontributin e tij prej profesionisti shëndetësorë dr Robaj e dha edhe në fshatin Tërpezë ku u ndihmoi shumë pacientë, përkundër rrethave që ishin krijuar për mjekët shqiptarë, ai nuk u ndal, kur kushtet për mjekët shqiptarë po vështirësoheshin dita ditës, ai nuk u ndal, kontributin e tij prej profesionisti filloi ta ushtronte në Klinikën privateGalaxy, meqë në QKUK kishin hyrë masat e dhunshme, potencoi si.
Dr Emini, theksoi se në fillim të luftës çlirimtare Dr Robaj, nuk hezitoi në asnjë moment që të ndihmoj luftëtarët e UÇK-së.
E nderuara familje Robaj, faleminderit që na bëni të ndihemi krenarë që punuam dhe jetuam me Dr Shpëtimin, përfundoi dr Emini.
Në emër të familjarëve, të pranishmit i përshëndeti Zeqir Robaj, babai i dr Shpëtim Robajt, i cili falënderoi të gjithë kolegët dhe miqtë për përkrahjen e vazhdushme që kanë dhënë dhe po japin në kujtim të figurës së Dr Shpërtim Robaj.
Tek busti i tij, i cili ndodhet në oborrin e QKUK-së, në emër të punëtorëve të QKUK-së, dr Lulzim Emini, Ud. Drejtor Ekzekutiv, vendosi një kurorë me lule të freskëta.