24 Dhjetor 2024

QKUK përfiton donacion në vlerë prej gjashtë mijë euro

Prishtinë, 30 korrik - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), pranoi një aparat ultrasonografik donacion  në vlerë prej 6 mijë euro. Donacioni u dhurua nga familja Pakashtica, në emër të së cilës e dorëzoi Xhelal Pakashtica.

Gjithashtu realizimin e këtij donacioni e mundësoi edhe kompania “Koslabor” e cila, meqë që ishte fjala për donacion kishte bërë zbritjen e çmimit për 30% të vlerës reale.

Dr. Nijazi Gashi, Drejtor Ekzekutiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,  tha se ky donacion është i mirëseardhur, duke vlerësuar se QKUK ka nevojë për mbështetje nga donatorët.

Ndërsa Dr. Fitim Selimi, shef në repartin e Kirurgjisë Torakale theksoi se aparati është shumë i rëndësishëm për pacientë dhe do të hyjë në funksion menjëherë “ky aparat është shumë i nevojshëm për Kirurgjinë Torakale, ku  me të bëhen ekzaminime ultrasonograike të gjirit, pleurës dhe abdomenit.\"

Ndër të tjera ai tha se ky aparat do të jetë në funksion të pacientëve të cilët kanë nevojë të vazhduar në procedurat e diagnostifikimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)