QKUK përfiton donacion në vlerë 180.000 euro
Prishtinë, 2 shtator - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka pranuar një donacion në vlerë prej 150.000 euro në paisje mjekësore dhe 30.000 euro barna dhe material shpenzues, nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Fushë-Kosovës, e cila më parë këtë donacion e kishte marrë nga Organizata Humanitare Human Bridge nga Suedia.
Ud. Drejtori Ekzekutiv i QKUK-së, Dr Lulzim Emini, para disa jave kishte vënë kontakte me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të kësaj komune dhe ishin pajtuar që duke pasur parasysh nevojat e mëdha që ka QKUK, donacioni të dhurohet për QKUK.
Në emër të QKUK-së, donacionin e pranoi Dr Lulzim Emini, UD. Drejtor Ekzekutiv në QKUK, përderisa nga Drejtoria për Shëndetësi e Fushë-Kosovës, ishte prezentë Dr Remzi Shala.
Për pranim dorëzim të donacionit, të dy palët kanë formuar komisione të veçanta.
Donacioni në vlerë prej 180.000 euro përmban 8 aparate të anestezionit, 3 respirator, 5 monitor, 16 pompa infuzive, 16 shiringë pompa dhe 1 aparat për kardiokirurgji dhe material tjetër shpenzues.