QKUK përfiton donacion 350 proteza gjiri
Prishtinë, 8 gusht - Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka përfituar në formë të donacionit 350 proteza të jashtme të gjinjve për pacientet që kanë hequr gjirin si pasojë e kancerit.
Dr. Genc Demjaha, nga shoqata e menaxherëve shëndetësor e Kosovës- Medigal tha se nga muaji Mars, në bashkëpunim me Shoqatën Parlan nga Suedia kanë filluar iniciativën për dhurimin e donacionit 350 proteza të jashtme të gjinjve për pacientet që kanë hequr gjirin si pasojë e kancerit.
Donacioni ka ardhur nga gratë suedeze që kanë pasur probleme të kësaj natyre që janë të grumbulluara në një shoqatë shpjegoi Demjaha.
Ai premtoj angazhimin e shoqatës së tij për organizimin edhe të donacioneve të tjera që do të ishin të mirëseardhura për shëndetësinë kosovare.
Në anën tjetër, Dr. Fitim Selimi, Shef i Kirurgjisë Torakale, theksoi se brenda viti në repartin e Kirurgjisë Torkale, trajtohen 100 deri 150 raste të pacienteve që kanë probleme me kancerin e gjirit, por vetëm një pjesë e tyre kanë nevojë për proteza të tilla.
Ky donacion do të jetë i mirëseardhur për repartin tonë, regjistrimin e tij do të bëhet në Barnatore qendrore, e më pastaj varësisht nga nevojat që kanë pacientet do të përdoren protezat, tha dr. Selimi
Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, ka formuar komisionin për pranimin dhe regjistrimin e donacionit, i cili fillimisht është vendosur në barnatoren qendrore dhe më pastaj do të bëhet tërheqja nga Reparti i Kirurgjisë Torakale.