QKUK për 6 muaj realizon 6.755 operacione
Prishtinë, 16 korrik - Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë realizuar 6.755 operacione në të gjitha klinikat kirurgjikale.
Në Klinikën e Kirurgjisë janë kryer gjithsej 1449 operacione, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike 1922 operacione, Klinika e Ortopedisë ka kryer 579 operacione.
Në Klinikën e Syve 641, Klinika e Otorinolaringologjisë 967 operacione, Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve 543 operacione, Klinika e Urologjisë 282, Klinika e Neurokirurgjisë 197 operacione, Klinika Maksilofaciale 113 operacione, Qendra Emergjente 847 operacione.