23 Dhjetor 2024

QKUK për 1 vit ofroi 467 413 ditë mjekimi për pacientët

Prishtinë, 20 dhjetor - Në konferencën e fundvitit për media, drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dr. Nijazi Gashi, ka  paraqitur punën, sfidat, sukseset dhe problemet me të cilat është përballur QKUK gjatë vitit 2012.

“QKUK, aktualisht ka  2013 shtretër, kurse për 1 vit ka pasur 467 413 ditë mjekimi, 83.295 hospitalizime, 212815 vizita ambulantore, 14.713 operacion me me anestezion total. 3568 operacione me anestezion lokal, 24115 dializa”, shpjegoi ai.

Sipas tij, këtë vit vërehet një rënie e natalitetit dhe lindjeve të kryera në QKUK,  ngase për vit janë kryer 10125 lindje normale dhe 2967 lindje cezariane.

Duke vazhduar me kumtimin e statistikave të fundvitit, drejtori ekzekutiv, bëri të ditur se janë realizuar 12.537 CT, 2894 MRI, 16393 kemioterapi .

Ai bëri të ditur se gjatë tërë viti i është kushtuar rëndësi funksionalizimit të komisioneve të ndryshme, si komisionit për cilësi të shërbimeve, komisionit etiko-prefesional, komisionit për kontrolle të infeksioneve.

Dr. Gashi, sqaroi se ka pasur edhe aparatura të reja që janë futur në funksion, përfshirë aparatin e ESWEL dhe Urodinamikës në Klinikën e Urologjisë.

Duke vazhduar listimin e sukseseve, ai potencoi realizimin e implantet kokleare tek fëmijët në ORL , në vlerë 250.000 euro, cili ishte realizuar falë donatorëve, po ashtu sistemin e monitorimit në Klinikën  Pediatrisë,  në vlerë 200.00 dollarë , ndërtimin e emergjencave pediatrike, intervenimi i parë i karcinomës së mushkërive nga bashkëpunëtorë të jashtëm

Sipas tij, falë investimit nga ushtria amerikane dhe Ambasada Amerikane, është arritur të rinovohet Reparti i Kirurgjisë Vaskulare, Klinika e Neurokirurgjisë dhe Klinika Infektive.

Si probleme me të cilat është përballur QKUK, ai ka përmendur  mungesën e barnave dhe materialit shpenzues, e cila gjatë tërë vitit ka arritur vetëm në 60% të furnizimit, po ashtu, objektet ku janë të vendosur ambulancat specialistike,  i cili ka përmbushur të gjitha kriteret.

Duke folur rreth mos funksionalizimit të plotë të radioterapisë, ai ka sqaruar se tani QKUK është duke negociuar për një kontratë 1 burimore për të blerë  softuerin dhe për të funksionalizuar në tërësi atë shërbim, por  në këtë drejtim ka reaguar Agjencia Kundër Korrupsionit, e cila ka marrë lëndën në shqyrtim dhe mund të ketë vonesa në këtë drejtim.

 Ai garantoi  se gjithçka ka qenë transparente dhe nuk ka vend për dyshime. Sa i përket konkursit për drejtorë të klinikave i cili qe anuluar disa herë, drejtori ekzekutiv ka sqaruar se gjithçka që është vepruar ka qenë ligjore dhe ka vepruar në konsultim me MSH dhe organet e tjera, përderisa vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës i ka quajtur të pa bazuara. 

Në interesimin e gazetarëve në lidhje me dënimet e shqiptuara nga Inspektorati i Punës, dr. Gashi ka sqaruar se këtë lëndë e ka drejtuar në Gjykata kompetente dhe dënimi ishte   i pabazuar, meqë ai kishte vepruar drejtë.

Drejtori i QKUK-së, përmendi planin dhe objektivat e vitit 2013, e që janë , Funksionalizimi i  plotë të kardiokirurgjisë, funksionalizimi i plotë  i radioterapisë investimi në sterilizim dhe lavatore, investimi në Kirurgjinë Endoskopike përgjithësisht, investimi në Qendrën për Djegie dhe kirurgji plastike, investimi për ambulanca specialistike, investimi në Sistemin Informativ Shëndetësor (SISH).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)