QKUK: Penjtë kirurgjik janë kualitativ dhe nuk paraqesin rrezik
Prishtinë, 7 shkurt - Pas publikimet të lajmit në disa media se penjtë kirurgjik që përdoren në QKUK, janë të falsifikuar dhe jo kualitativ, drejtori ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Dr. Nijazi Gashi, ka mbajtur një takim urgjent me drejtorët e Klinikave Kirurgjikale dhe kryeinstrumentaret e sallave operative.|
Në takim të gjithë të pranishmit konstatuan mungesën e penjve kirurgjik, por u shpjegua se penjtë që aktualisht i posedojnë Klinikat Kirurgjikale të QKUK-së, kanë afat të mjaftueshëm të përdorimit dhe janë të kualitetit të duhur.
Furnizim me barna material shpenzues dhe penj kirurgjik për QKUK-në, e bënë Departamenti Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë.