03 Maj 2024

QKUK, operohet me sukses pacienti me tumor të mëlçisë 15 x10 cm

Prishtinë, 3 dhjetor - Në Klinikën e Kirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është kryer me sukses të plotë operimi i tumorit të mëlçisë tek  pacienti Ibush B (1949).

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë se pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë më datën 23 nëntor dhe ishte vërtetuar se kishte tumor të mëlçisë me dimensione 15x10 cm.

\"Ekipi operatorë në përbërje të Dr. Floren Kavaja,  Dr. Bedri  Braha, dr. Arsim Ajeti,  me asistim edhe të dr. Muhamet Musa, specializant, dr. Shpresa Hasimja,  specialist e anesteziologjisë dhe ekipi përcjellës  në  përbërje  edhe të  instrumentarve e teknikëve të anestezionit,  Afërdita Gllavica , Kumrije Mjaku dhe  Luljeta Bërbatovci\", ka theksuar Fazliu.

Pacienti pas operacionit ka gjendje më  të mirë shëndetësore dhe po vazhdon të mjekohet në repartin e Kirurgjisë Abdominale.

Fazliu ka theksuar se i njëjti pacient, ishte operuar muaj më parë si rast urgjent  nga tumori i kollonit  dhe ky është intervenimi i dytë për heqje të tumorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)