QKUK ofron mamografi falas për gratë gjatë muajit tetor

Prishtinë, 21 shtator - Me rastin e shënimit të muajit Tetor, si muaj i vetëdijesimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) organizon fushatën e kryerjes së mamografisë gratis (pa pagesë) nga data 1 tetor deri më 31 tetor.
Qëllimi i fushatës këtë vit do të jetë kryerja e mamografisë tek femrat të cilat për herë të parë do të bëjnë këtë ekzaminim (mosha 40 vjeçare e sipër).
Këto ekzaminime do të ofrohen në një orar të veçantë të punës në ndërrimin e dytë, vetëm për këtë fushatë, me qëllim që mos të ngarkohet orari i rregullt i punës.
QKUK, përkatësisht Klinika e Radiologjisë apelon tek të gjitha femrat që s’kanë bërë kurrë mamografi, të bëjnë patjetër të moshës 40 vjeçe e sipër.