22 Dhjetor 2024

QKUK ofon ndihmën shëndetësore edhe gjatë festës së Vitit të Ri

Prishtinë, 30 dhjetor - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton gjithë  qytetarët e Republikës së Kosovës, se edhe gjatë festës së Vitit të Ri, do të ofrojë ndihmën shëndetësore për të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për mjekim. 

Shpend Fazliu Zëdhënës i QKUK-së ka thënë se QKUK-ja ka organizuar ekipet kujdestare në të gjitha klinikat dhe shërbimet e saja, e të cilat do të jenë të gatshme të pranojnë pacientët për mjekim. 

\"Pacientët që kanë nevojë për mjekim, fillimisht duhet të trajtohen në kuadër të Qendrës Emergjente, ku ekipet e mjekëve specialistë të emergjencës do të  bëjnë ekzaminimet e para mjekësore, kurse më pas nëse ka nevojë, varësisht nga natyra e sëmundjes, pacientët referohen edhe  në klinikat  e tjera\", ka theksuar Fazliu.

Po ashtu, si çdo vit tjetër sipas tij Klinika Obstetrike Gjinekolgjike  do të punojë me kujdestari 24-orë.

Fazliu ka thënë së QKUK, apelon dhe kërkon nga gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të jenë shumë të kujdesshëm gjatë festimeve, sidomos gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike nga fëmijët. Ju rikujtojmë se viteve të kaluara në Qendrën Emergjente, si pasojë e lëndimeve nga përdorimi i mjeteve piroteknike, ndihmën mjekësore e kanë kërkuar numër i madh i pacientëve.

Viti 2008, ka pasur 120 raste të lëndimeve nga mjetet piroteknike, vitin 2009, 67 raste. Pra, keni kujdes gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike  mbroni  fëmijët tuaj nga lëndimet e mundshme. QKUK, shfrytëzon rastin, tu uroj Vitin e Ri 2011, gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)