QKUK nënshkruan marrëveshje me International Medicine Hospital
Prishtinë, 14 shtator - Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet QKUKsë dhe International Medicine Hospital (IMH).
Kjo marrëveshje ka për bazë, marrëveshjen e lidhur më herët ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës me IMH.
Marrëveshja ka për qëllim avansimin e shërbimeve shëndetësore dhe infermierore duke përfshirë zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe zbatimin e programeve të subspecializimit, edukimin mjekësor dhe projektet hulumtuese.
Në emër të QKUK-së, marrëveshjen e nënshkroi drejtori ekzekutiv dr. Nijazi Gashi, kurse në emër të Internacional Medicine Hospital, Z. Ali Hocaoglu.