QKUK, ndihmë mjekësore kërkojn 11 persona të lënduar në protestë
Prishtinë, 7 shkurt - Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se deri në ora 16:15, në Klinikën Emergjent kanë kërkuar ndihmë emergjente mjekësore 11 te lënduar, prej tyre 4 policë të Kosovës, 2 përfaqësues të medieve dhe 5 protestues studentë.
Bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore, dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik jete.
Ekipet kujdestare të Klinikës Emergjente kanë treguar gatishmëri për të trajtuar të gjitha rastet të cilat kanë pasur nevojë për shërbime mjekësore emergjente.
Të lënduarit e tjerë e kanë marrë ndihmën mjekësore nga Enti i mjekësisë urgjente që vepron në kuadër të Komunës së Prishtinës dhe nuk kanë pasur nevojë për mjekim në QKUK.