QKUK nderon donatorët me mirënjohje
Prishtinë, 24 dhjetor - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka ndarë sot mirënjohje për të gjithë donatorët që kanë dhënë ndihma në formë të donacionit për QKUK-në gjatë vitit 2013.
Me këtë rast, Dr. Nijazi Gashi, drejtor ekzekutiv në QKUK duke falënderuar donatorët për ndihmat e dhëna, tha se ndihmat e dhëna për QKUK-në, kanë qenë të mirëseardhura për QKUK.
Ndihat e dhëna nga Ju në formë të donacionit kanë ndihmuar që shumë shërbime të jenë më funksionale dhe ta kenë më të lehtë punën e tyre, meqë me buxhetin aktual që ka QKUK nuk po arrijmë të mbulojmë në tërësi nevojat për pacientët theksoi drejtori Gashi.
Ai kërkoj nga donatorët që edhe në të ardhmen ta përkrahin QKUK-në, në mënyrë që shërbimet shëndetësore që ofrohen në QKUK të jenë më të lehta.