QKUK, mungojnë barnat, por jo apartamentet për të burgosurit VIP
Prishtinë, 25 shtator - Shpesh në QKUK nuk ka penj, e as dorëza për operacione. Mungojnë shumica e barnave, përfshirë edhe ato për pacientët me kancer. Shumë aparatura janë jashtë funksionit.
Megjithatë, në shumicën e klinikave ka apartamente luksoze për pacientë VIP, shkruan sot Koha Ditore. Dy të tilla janë në Klinikën e Otorinolaringologjisë.
Në atë të katit të parë qëndron zakonisht Sylejman Selimi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në apartamentin e katit të dytë Isni Thaçi, truprojë e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi. Kushtet në to dallojnë prej dhomave të zakonshme.
Koha Ditore ka vëzhguar lëvizjet e të burgosurve që shumicën e kohës qëndrojnë jashtë burgut.
/Koha Ditore/