22 Dhjetor 2024

QKUK me institut të monografisë

Prishtinë, 2 shtator - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Institutin e Onkologjisë u bë përurimi i Kabinetit të ri të Mamografisë.

Instalimi i aparatit të sofistikuar të Mamografisë të tipit Hologic/Lorad Mark IV me pajisjet aksesore është donacion në kuadër të Projektit  Trajnues  të “Radiology Mammography International (RMI)” për Kosovë.

Po ashtu në kuadër të këtij donacioni përfshihen edhe filma dhe kaseta të mamografisë nga Kodak.
Dr. Richard Hirsh, radiolog dhe udhëheqës i ekipit të Projektit Trajnues tha se ky donacion nuk përfshin vetëm dhurimin e aparaturës, por edhe trajnimin e stafit vendor për leximin dhe interpretimin e mamografisë nga profesionistët shëndetësor që veprojnë në kuadër të RMI.

“Ky donacion nuk është dhuratë për spitalin as për radiologët, por është dhuratë për gratë, për familjet e Kosovës sepse mamografia shpëton jetë, duke diagnostifikuar sa më  herët kancerin e gjirit. E vetmja mënyrë që ky projekt të ketë sukses, jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri  është bashkëpunimi i mirë mes radiologëve, udhëheqësve të Institutit dhe patjetër përkrahjes së Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi Hirsh.

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi falenderoi të gjithë profesionistët shëndetësor, si ata kosovar ashtu edhe ekspertët e huaj, që nga vullneti i mire, janë angazhuar me shumë entuziazëm për ta jetësuar këtë projekt.

“Diagnostifikimi i hershëm i kancerit të gjirit te femrat, është një nga objektivat në kuadër të Strategjise Sektoriale të Ministrisë së Shëndetësisë. Ne me përkushtim do të punojmë në preventivë për të ulur sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga “ky vrasës” i femrave.  Trajnimi i kuadrove kosovare për mamografi në këtë moment është i rëndësishëm sepse jemi në përmbyllje të procesit për ta funksionalizuar Institutin Onkologjik, tha me këtë rast Ministri Bukoshi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)