09 Janar 2025

QKUK mbyll vitin me 38 mijë operacione

Prishtinë 29 dhjetor - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka mbajtur ceremoninë e fundvitit me ç’rast ka bërë përmbledhjen statistikore të punës dhe rezultateve dhe ka ndarë mirënjohje për punëtorët e dalluar të vitit 2016.

Ceremoninë e hapi dr. Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, i cili në fillim falenderoj punëtorët për angazhimin dhe punën që bënë gjatë vitit 2016.

“Puna dhe angazhimi juaj ka bërë që në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik të  ketë rezultate të kënaqshme.\"

\"Ndonëse  punën dhe mundin tuaj nuk mund ta shpërblejmë financiarisht meqë kemi buxhet të limituar, e kemi menduar që sado pak  të ju ndajmë nga një mirënjohje nga ana e institucioinit si shenjë e falënderimit  dhe përkushtimi në punë”, theksoi drejtori Gjocaj.

Duke përmbledhur statistikat e punës në vitin 2016, tha se në tërë SHSKUK bazuar në statistikat preliminare ka pasur   804 mijë ditë shërimi me 149 mijë pacientë të shtrirë. Sipas tij, janë kryer 38 mijë operacione në nivel të SHSKUK-së ndërsa kishte mbi 1.2 milionë  shërbime shërbime ambulanotore.

Duke ndarë statistikat sipas institucioneve, ai tha se vetëm në QKUK ka pasur 458 mijë ditë shërimi, me 70 mijë pacientë të shtrirë,  ku nga këta pacientë të shtrirë  19 mijë pacientë janë operuar.

Në  7 Spitalet e Përgjithshme kishte 345 mijë ditë shërimi,  me 78 mijë  pacientë të shtrirë, nga këta pacient 17 mijë janë operuar.

Gjithsej vizita ambulantore ishin 665 mijë, QKSUK-ja, gjithsej ka kryer 53 mijë vizita të para dhe vizita kontrolluese..

Në Qendrat  Profesionale të Shëndeti Mendor me njësi në të gjithë Kosovën kishte 55 mijë vizita ambulatore.

Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës  në Gjakovë për vitin 2016, regjistron 23 mijë vizita ambulantore.

Vlera monetare e Donacioneve të pranuara  në Barnatoren Qendrore të QKUK-së gjatë periudhës së vitit 2016 arrin shumën mbi 8.8 milion euro  për barëra dhe material medicinal shpenzues. Në fund u ndanë mirënjohjet për punëtorët e dalluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)