QKUK liron laurat, qytetarët lirohen nga pagesa
Prishtinë, 7 gusht - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka vendosur të bëjë lirimin e të gjitha laurave në hyrje-daljet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Do të lejohen të gjitha automjejtet e pacientëve dhe përcjellësve të pacientëve, pa pasur nevojë të bëjnë pagesa.
Vendimin e ka marrë ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke u bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të Pandemisë së Covid-19, me qëllim të parandalimit dhe shmangies së kontaktit nëpër laura.
Sipas të njëjtit vendim, personeli i caktuar për punë në këto pika, do të bartet sipas nevojës për kryerjen e punëve tjera.