QKUK, Lëshohet në punë sterlizatori i ri
Prishtinë, 10 mars - Pas një pune të madhe të menaxhmentit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është lëshuar në punë Sterilizatori i ri për asgjësimin e mbeturinave mjekësore, investim ky i bërë vitin e kaluar nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor.
Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Falziu ka thënë së në këtë sterilizatorë do të bëhet sterilizmi apo inertizimi i mbetjeve mjekësore , pa krijuar ndotje të ambientit.
Përmes këtij Sterilizatori sipas Fazliut do të bëhet inertizimi i mbeturinave medicinave me metodat më të avancuara, përmes avullit në temperaturë 140 gradë celsius.
\"Kjo metodë do të mundësoj bluarjen e mbeturinave, me çrast zvogëlohet sasia e mbetjeve dhe më tutje nuk paraqesin rrezik për ambientin e jashtëm\", ka theksuar ai.
Fazliu po ashtu ka theksuar se kjo metodë efikase e asgjësimit të mbetjeve mjekësore , do të zvogëloj praninë e infeksioneve në QKUK dhe në deponitë e mbeturinave.
Me futjen në punë të Sterilizatorit të ri, metoda e vjetër e asgjësimit nuk do të përdoret, kurse përdorimi i këtij sterilizatori do të kursej edhe buxhetin e QKUK-së.
\"Mbikëqyrjen e punës në sterilizatorë dhe mënyrën se si po menaxhohen mbeturinat mjekësore do ta bëjë Inspektorati Mjedisor i Kosovës, Inspektorati Sanitar i Republikës së Kosovës, e po ashtu Inspektorati i Agjencisë për Produkte Medicinale.\"