22 Dhjetor 2024

QKUK kryen 10.583 lindje

Prishtinë, 8 shkurt - Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Klinika Obstetrike Gjinekologjike (KOGJ) ka bërë prezantimin e punës njëvjeçare. 

Prof.dr. Shefqet Lulaj, Drejtor i KOGJ, shpjegoi se në kuadër të kësaj klinike funksionojnë 377 shtretër, 138 obstetrikë dhe 123 gjinekologjik, përderisa ka edhe 16 shtretër të kujdesit intensiv.

Sipas tij, 100 nga shtretërit janë për të porsalindur dhe 32 shtretër për kujdesin neonatologjik. Ai tha se klinika ka të punësuar  332 punëtorë  prej tyre 62mjekë obstetër-gjinekolog.

“Gjatë vitit 2010 në ambulancën e pranimit  në klinikë janë ekzaminuar 23.797 paciente, prej tyre 19.737 janë pranuar në klinikë për trajtim të mëtutjeshëm, përderisa vetëm në ambulancat specialistike janë bërë 12.477 ekzaminime”, bëri të ditur dr Lulaj.

Duke folur për numrin e lindjeve të realizuara, ai sqaroi se gjatë kësaj periudhe kohore, janë kryer 10.583 lindje me 10.837 të porsalindur, duke përfshirë të porsalindur me peshë trupore nga 500g e më tepër.  Ai tha se janë kryer gjithsej 2.841 lindje me prerje cezariane apo 26.8% e gjithë lindjeve, kurse ka pasur edhe 3.761 operacione të mëdha dhe të vogla. 

“Nga  Prishtina me rrethinë kemi pasur 9.650 pranime, apo 48.89%, përderisa nga konkat e tjera ka pasur 10.087 pranime apo 51%, kemi pasur 2.904 vizita specialistike, 227 vizita kolposkopi, 60 biopsi të qafës së mitrës, 795 vizita me ultratingull. 1.217 vizita konsiliare”, potencoi ai. 

Sipas tij, gjatë vitit 2010 janë kryer 3.769 PAP teste, të cilat janë kryer falas, meqë QKUK-ja, ka angazhuar një ekspert dhe i ka mbuluar shpenzimet. Dr Lulaj pohoi se  janë ballafaquar me shumë  ngarkesë, si pasojë se shumë nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Spitalet Rajonale, edhe pse kanë maternitete, kanë udhëzuar rastet në QKUK. 

“Sa i përket vdekshmërisë, nga gjatë vitit 2010 ka pasur 10.606 foshnja  të gjalla, përderisa kanë vdekur 205 fëmijë, duke llogaritur fëmijët mbi 500g dhe 22 javë të moshës së gjestacionit, kurse shkalla e mortalitetit neonatal ka qenë 19.3%. Kjo shifër është disa herë më e ulët se viteve të kaluara, por po punojmë që ende të ketë ulje të kësaj statistike , kjo shifër vjen  edhe si pasojë e asaj se disa gra lajmërohen në klinikë pasi tu kenë vdekur foshnjat, apo sjellën me vonesë”, shpjegoi drejtori i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike.

Në anën tjetër, Dr Lulzim Emini, Ud Drejtorit Ekzekutiv në QKUK, tha se Klinika Obstetrike Gjinekologjike, ka bërë punë të mirë gjatë vitit 2010 dhe dëshmia më e mirë për këtë janë shifrat e pacientëve të trajtuar.

“Trajtimi në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, është shumë më i mirë se në klinikat privat, po ashtu edhe kualiteti i punës është shumë më i lartë, kurse kjo është arritur falë bashkëpunimit që ekziston me kësaj klinike dhe klinikave tjera të QKUK-së”, potencoi ai.

Sipas tij, edhe në aparaturën mjekësore është investuar mjaft dhe do të vazhdon të investohet edhe në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)