23 Dhjetor 2024

QKUK kërkon ndihmën e donatorëve

Prishtinë 10 maj - Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është prezantuar formimi i komisioni për hartimin, realizimin e projekteve për zhvillimin dhe avancimin e punës dhe hulumtimin e donacioneve të mundshme.

 

Me këtë rast janë prezantuar edhe donacionet e para që kanë arritur pas formimit të komisionit dhe është bërë apel tek donatorët të ndihmojnë QKUK-në.

Dr. Nijazi Gashi, drejtor ekzekutiv i QKUK-së, tha se menaxhmenti i QKUK me datën 24.04.2012, bazuar në nenin 15 dhe 17  të Statutit të QKUK-së, pika 3- të, ka marrë vendim për formimin Komisionit për hartimin dhe realizimin e projekteve, zhvillimin dhe avancimin e punës në QKUK dhe hulumtimin e donacioneve të mundshme.

“Deri tani donacionet janë realizuar në formë individuale pa adresë të caktuar, tash e tutje ata që shprehin vullnet dhe dëshirë ta ndihmojnë QKUK-në, do ta kenë adresë të tyre komisionin për donacione dhe zhvillim të projekteve, gjithçka do të shkojë në formë të organizuar, prej formimit të komisionit e deri më sot veç kemi marrë donacionet e para”, theksoi dr. Gashi.

Ai shpejgoi se në takimin që kanë pasur në Ministri të Shëndetësisë me Bankën Islamike, është biseduar mundësia që ata të japin kredi për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Emergjente.

Drejtori i QKUK-së, apeloj të ndihmohet QKUK me çarçafë, mbulesa batanije peshqirë dhe me gjëra të tjera që janë të domosdoshme.

Dr. Bujar Gjikolli , kryesues i komisionit tha se fillimisht është përpiluar udhëzuesi i detajizuar për realizimin e donacioneve, pastaj do të përcaktojnë elementet e shkruara dhe principet ligjore që duhet përmbajtur një projekt për tu zbatuar në QKUK.
 
“Sipas vendimit që më është lëshuar, nën patronatin e drejtorit ekzekutiv, kërkohet të formoj komisionin e ekspertëve të gatshëm të kontribuojnë në zhvillimin e avancimin e punës në QKUK, për hulumtim të nevojave materiale, infrastrukturale dhe profesionale të QKUK, në bashkëpunim me menaxhmentin dhe drejtorët e klinikave e instituteve” theksoi dr. Gjikolli.

Sipas tij, ky komision do të shërbej për të gjithë miqtë e Kosovës nga brenda dhe jashtë vendit si derë hyrëse institucionale nën patronatin e Drejtorit Ekzekutiv, të kontribuojnë në ngritjen e vetëdijes dhe të kualitetit të shërbimeve të ofruara në QKUK sepse ato i institucionit më të lartë shëndetësor. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)