QKUK ka realizuar 187.196 vizita mjekësore
Prishtinë, 14 tetor - Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosvës (QKUK) Drejtori Ekzekutiv, Ali Sadriu, ka mbajtur një konferencë për media, me çrast është prezantuar puna e deritanishme.
Sadriu, bëri të ditur se deri tani, janë kryer 187.196 vizita mjekësore në ambulancat specialistike dhe repartet e QKUK-së, po ashtu, janë kryer 90.833 operacione në tërë QKUK.
Sipas tij, në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer 8.013 lindje, 2.135 prej tyre me operacione, kurse në Dializë, 17.458 dializa.
Aktualisht QKUK ka në dispozicion 1.964 shtretër, pasi që disa klinika dhe reparte janë në renovim, kurse në tërësi QKUK ka 2.054 shtretër.
Ai tha se në QKUK, ka mungesa nga lista esenicale e barnave, kurse ka pasur blerje nga QKUK prej kursimeve buxhetore.
Sadriu, pohoi se nga të dhënat e siguruara nga barnatorja qendrore, figuron se furnizimi me barna nga lista esenciale është 59%, me citostatik 43%, me material shpenzues 56.7%.
Drejtori i QKUK-së, bëri të ditur se në QKUK janë kryer investime kapitale si në pajisje mjekësore, është renovuar Klinika e Pediatrisë në tërësi, po vazhdon renovimi i Kulmit të Klinikës së Kirurgjisë , Pulmologjisë, Ortopedisë, Dermatologjisë dhe Kardiokirurgjisë.
Sipas tij, po kryehet edhe klimatizimi dhe ventilimi i sallave të operacioni, Rrejeti i ujit të ngrohtë, sistemi i oksigjenit, ka përfunduar renovimi i nyjeve sanitare nw Dermtaologji, Pulmologji, Interno, Emergjencë, kurse projekti vijon nw klinikat tjera.