QKUK ka kryer 226.995 vizita mjekësore dhe 13.886 operacione
Prishtinë, 23 dhjetor - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është mbajtur konferenca e fundvitit për media, me çrast janë shpalosur rezultatet e punës për vitin 2011, sfidat dhe problemet me të cilat është përballur institucioni më i lartë shëndetësore në Kosovë për këtë vit.
Dr. Nijazi Gashi, Drejtor Ekzekutiv në QKUK, tha se gjatë këtij në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kruer 226.995 vizita mjekësore në kuadër të ambulancave specialistike, janë kryer 2.2880 dializa, 13.886 operacione, 10.225 lindje,30.400 ekzaminime radiologjike, 827.133 analiza biokimike dhe 8.170 aplikime të kemioterapisë.
Ai ceku disa prej rezultateve të punës për këtë vit, duke theksuar se ato janë arritur gjatë kohës sa me QKUK, ka menaxhuar UD. Drejtori Ekzekutiv në QKUK Dr. Lulzim Emini.
Këtë vit është bërë aktivizimi i përkatësisht Departamentit për Onkologji Mjekësore, në të cilin ofrohen shërbimet e kimioterapisë dhe kontrollet mjekësore onkologjike për pacientët me kancer, aktivizimi i Rezonancës Magnetike, CT-64-shtresore dhe Mamografisë, bashkimi i dy Reparteve të neonatologjisë, në një njësi të veçantë- formimi i Qendrës së Neonatologjisë, me organogram të veçantë, në objektin e KOGJ-it, theksoi dr. Gashi.
Sipas tij, punë e mirë është bërë edhe në Kardiologji Invazive, ku tanimë gjatë javës së ardhshme pritet që në tërësi të heqet lista e pritjes për pacientët që kanë nevojë për koronarografi dhe tentim.
Drejtori Ekzekutiv, theksoi se kujdes i veçantë i është kushtuar edhe përforcimit me kuadro, duke bërë pranimin e 7 specialistëve të ri në punë 1 specialist i anatomisë patologjike, 1 internist-onkolog, 3anesteziologë, 1 kirurg plastik1, 1 specialist i emergjencës.
Ai tha se kujdes i është kushtuar edhe ngritjes së cilësisë së Shëbimeve, përmes aktivizimit të Bordit për Kontrollin e Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore-(BKCShSh), i cili për vite të tëra nuk ka funksionuar, por edhe me funksionalizimi i Shërbimit për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve brendaspitalore (ShPKIBS) në hapësirat e QKUK-së.
Në këtë vit është bërë paisja me librezat sanitare për punëtorët e QKUK-së, proces i cili nuk është kryer për vite me radhë, kryerja e DDD-së në të gjitha hapësirat e QKUK-së, e cila me vite nuk është kryer, janë rinovuar në tërësi sallat operative, janë mbajtur trajnime mjekësore për stafin dhe janë shtuar vizitat mjekësore tek pacientët, theksoi drejtori i QKUK-së.
Dr. Gashi bëri të ditur se përkundër faktit se ishin bërë të gjitha përgatitjet për të filluar me Radioterapi, kjo nuk ka ndodhur, meqë ka pasur një ankesë në lidhje me rrezatimin e objektit, por nga rezultatet verbale që i janë kumtuar nga Instituti i Mjekësisë së Punës, i cili është organ kompetent për të bërë matjet, është konstatuar se gjithçka është në rregull sa i përket rrezatimit dhe plotësohen të gjithë parakushtet e nevojshme për të filluar puna.
Dr. Lulzim Emini, ish- Ud. i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv në QKUK, tha se për periudhën sa ka menaxhuar me QKUK, është munduar të caktoi prioritet e investimeve, meqë nevojat kanë qenë tejet të mëdha, përderisa limitet buxhetore kanë qenë.
Sipas tij, menaxhmenti aktual ka punuar aq sa ka pasur mundësi buxhetore, meqë ka qenë fundi i vitit.
Ai foli edhe në lidhje me projektin e Dializës, i cili po realizohet nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, përderisa tha se do të duhej të mendohej si prioritet edhe në zgjerimin e hapësirave për Mjekimin Intensiv.