28 Dhjetor 2024

QKUK-ja, 1.3 milion euro blerje, pa tenderë publikë

Prishtinë, 30 mars - Vetëm gjatë vitit 2013 dhe 2014 Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka kontraktuar punë dhe ka bërë porosi ilaçesh dhe materialesh shpenzuese në vlerë prej hiç më pak se 1.3 milion eurosh, duke ndjekur procedurat e kuotimeve dhe pa shpallur fare tenderë publikë në 209 raste.

Të gjitha blerjet dhe kontratat janë bërë duke ndjekur procedurën e blerjes përmes ofertave në vlerë deri në 10 mijë euro, për çka, burimet e gazetës në QKUK, thonë se kanë ngritur dilema për korrupsion të Zyrës së Prokurimit, edhe tek menaxhmenti aktual i Shërbimit Klinik Spitalor Universitar (SHSKUK) që ka kërkuar ndërprerjen e këtyre procedurave të mbyllura të Prokurimit.

/Zeri/  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)