QKUK funksionalizon Departamentin e Diagnostikës së Gjirit
Prishtinë, 20 tetor - Sot në ndërtesën e Onkologjisë, ku ndodhet Rezonanca Magnetike e Klinikës së Radiologjisë, do të bëhet funksionalizimi i Departamentit të Diagnostikës së Gjirit, përkatësisht, për herë të parë shërbimi i Rezonancës Magnetike të gjirit.
Kështu ka bërë të ditur Qendra Klinike Universitare e Kosovës sipas të cilës ky shërbim kompleton gamën e shërbimve diagnostike të gjirit në QKUK.