QKUK, Drejtorë e klinikave u emëruan në mënyrë të paligjshme
Prishtinë, 26 janar - Gjykata Supreme e ka cilësuar si të kundërligjshëm emërimin e drejtorëve të klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës më 9 korrik të vitit të kaluar. Në seancën e të premtes gjykata ka kërkuar interpretim nga vete drejtori i QKUK-së, Nijazi Gashi.
Vendimi për paligjshmërinë e konkursit për rekrutimin e drejtorëve të klinikave Gjykata Supreme ua ka dërguar palëve në kontest, Ministrisë së Shëndetësisë, QKUK-së dhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.Kryetari i Këshillit, Mehdi Geci ka konfirmuar për Tribuna Shqiptare marrjen e vendimit nga Gjykata.
Sot Gjykata Supreme e ka vërtetuar atë që ne e kemi thënë vitin e kaluar për konkursin e paligjshëm të QKUK-së për emërimin e drejtorëve të Klinikave. Është shumë keq që kaq kohë është dashur që QKUK të bindet për parregullsitë.\"
\"Tani i mbetet Ministrisë së Shëndetësisë që të ndërhyjë dhe të ndërmarrë diçka në QKUK për sanimin e gjendjes, ka thënë Geci.