22 Dhjetor 2024

QKUK do kujdestaroj edhe gjatë festës

Prishtinë, 27 nëntor - Me Vendim të Kryeministrit të Repupublikës së Kosovë, Hashim Thaçi, dita e hënë do të jetë ditë pushimi edhe për punëtorët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). 

QKUK ka njoftuar se gjithë pacientët që kanë pasur terminet e rezervuara në ambulancat specialistike për të hënën, se  kontrollet e tyre, por edhe shërbimet e tjera do t’i kryejnë pas asnjë problem ditën e martë. 

QKUK-ja, njofton opinion se në gjitha klinikat, janë organizuar kujdestaritë dhe shërbimet do t’u ofrohen gjithë pacientëve që kërkojnë ndihmën mjekësore.

"Kërkojmë nga qyetetarët e Republikës së Kosovës, të jenë shumë të kujdesshëm gjatë festimeve. QKUK-ja, shfrytëzon rastin t’u uroj gjithë shqiptarëve Festën e 28 Nëntorit."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)