22 Dhjetor 2024

QKUK: Dikskutohet vdekshmëria dhe smundshmëria

Prishtinë, 20 gusht - Sot,në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është mbajtur mbledhja e Këshillit Profesional  të cilin e përbëjnë drejtorët e klinikave.

Mbledhjen e  udhëhoqi, Prof.assoc.dr. Hasan Ahmeti, ndihmësdrejtor për çështje  shëndetësore.

Në takim është diskutuar  Morbiditeti ( smundshmëria) dhe Mortaliteti (vdekshmëria) në  QKUK.

Drejtorët e klinikave raportuan në lidhje me rastet e fundit  morbiditetit dhe mortalitetit. 

Pas raportimit të drejtorëve të klinikave, u morr vendim që  tash e tutje drejtorët e klinikave të raportojnë në baza javore në  lidhje me morbiditetin dhe mortalitetin dhe të njëjtat raportime të analizohen në kuadër të mbledhjes së Këshillit Profesional.

QKUK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për  uljen  vdekshmërisë në repartet dhe klinikat e saja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)