QKUK blen ilaçe kineze
Prishtinë, 14 mars - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka blerë 5000 njësi të antibiotikut Cephtriaxone 1g, të cilat kanë afat përdorimi vetëm deri në muajin shtator të këtij viti. Ilaçi i blerë nga kompania farmaceutike Ekskluziv nga Gjilani, përveç afatit të shkurtër të përdorimit ka edhe një defekt tjetër.
Importuesi i ilaçit për Kosovë, është kujdesur që me banderolë ta mbulojë vendin e origjinës së ilaçit, ndonëse në paketimet e ilaçeve nuk lejohet që me banderolë të mbulohet asnjë informatë për ilaçin, përfshirë origjinën e produktit.
/Zëri/