QKUK bënë zgjidhje për pastrim të hapësirave
Prishtinë, 21 qershor - Pas grevës së filluar nga ana a punëtorëve higjenistë të kompanisë private Krasniqi, pengimit dhe bllokimit të punës nga ana e tyre , në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të QKUK-së, të ditës së sotme, u morr vendim që të inspektohet gjendja në sallat operative në QKUK.
Gjatë inspektimit të bërë nga ana e Drejtorit Operativ, Drejtoreshës së Infermierisë, Kryeinfermieres së Klinikës së Kirurgjisë, në prezencë edhe të Policisë së Kosovës, u vërejtë se kishte punëtorë të kompanisë Krasniqi, pa uniforma pune të cilët me çdo kusht tentonin ta bllokonin punën.
Pas konsultimeve me Policinë e Kosovës, punëtorët në fjalë u larguan nga hapësirat e sallave, përderisa QKUK ka siguruar punëtorë të saj nga sektorët e tjerë për funksionim normal të programit operativ kirurgjik, por edhe për pastrim në Reparte.
QKUK po bënë përpjekje maksimale që kujdesi ndaj pacientëve të jetë maksimal dhe kushtet e punës të jenë të favorshme për të gjithë.