QKUK, 40 raste të verifikuara me grip derri
Prishtinë, 11 mars - Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është shtuar numri i rasteve të verifikuara me prani të virusit H1N1, i njohur si gripi i derrave.
Në konferencën e sotme për medie, Ud. drejtori i Klinikës Infektive, Dr. Shemsedin Dreshaj, informoi se nga 199 mostra të marra tek pacientët, 86 kanë rezultuar pozitive, 46 prej tyre me grip të rëndomtë, përderisa 40 me prani të virusit H1N1.
Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi 7 pacientë që po trajtohen, 5 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore, 2 prej tyre në respiratorë, përderisa deri tani kemi pasur 1 viktimë nga H1N1, theksoi Dr. Dreshaj.
Sipas tij, nuk ka vend për panik meqë situata është nën kontroll dhe se cdo 4 vite ndodhë ndërrimi gjenetik i i virusit që mund të rezultoi me shfaqje të situatave të tilla.
Ai bëri të ditur se Kosova qëndron më mirë krahasur me vendet e rajonit për nga numri i vdekshmërisë dhe rasteve të paraqitura me H1N1, përderisa shtoi se edhe ndryshimet klimatike janë bërë shkaktarë të paraqitjes së viruseve të tilla.