QKUK, 200 raste të lajmëruara nga temperaturat e larta
Prishtinë, 25 gusht - Temperaturat e larta dhe mosrespektimi i këshillave të mjekëve kanë shtuar ditëve të fundit numrin e rasteve në qendrën emergjente. Drejtori i kësaj Qendre, Basri Lenjani, thotë se brenda 24 orëve regjistrohen deri në 220 raste.
Javën e kaluar numri ka arrit në 160-170, ndërsa në ndërrimin e kaluar janë shënuar 120 raste që për 24 orë i bie të kemi deri në 280 raste. Por, që disa raste edhe nuk regjistrohen fare me vetë dëshirë marrin shërbime dhe largohen nga qendra jonë, thotë Lenjani.
Nga ky numër, jo të gjithë kërkojnë ndihmë nga vapa, por që gjithsesi temperaturat kanë shtuar numrin e pacientëve për 20 %, tha Lenjani. Më të prekurit nga temperaturat e larta janë fëmijët dhe të moshuarit apo të sëmurët kronik. Simptomat e tyre shfaqen rreth 6 orë më pas, derisa shënohen edhe raste si pasojë e rrezitjes së tepruar thotë Lenjani. Ai rekomandon që ndihma e parë mjekësore të ipet në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, mjekët emergjentë u bëjnë thirrje në veçanti kategorive që vuajnë nga sëmundje të tjera shoqëruese, ato kronike, kardiake, diabet , hiper-tension që të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, të konsumojnë sa më shumë lëngje e në veçanti të mos dalin në orët kur temperaturat janë shumë të larta.