23 Dhjetor 2024

QKUK, 2 fëmijëve me sukses u implantohet pejsmekeri

Prishtinë, 24 janar - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë në Kosovë me sukses të plotë është kryer  implantimi i pejsmekerëve tek dy fëmijë.

Implantimi u krye falë donacionit të Organizatës Amerikane për Shpirt dhe Zemër që udhëhiqet nga  Kirk Miloan, përderisa implantimin e kryej  Dr. David Buch dhe Dr. Ramush Bejiqi.

Dr. Nijazi Gashi, Drejtor Ekzekutiv në QKUK, tha se  falë bashkëpunimit me mjekët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndihmës së dhënë nga ta, është arritur me sukses të plotë  që të kryhet implantimi i 2 pejsmejkerëve tek  fëmijët.

Mjekët Amerikanë nga Universiteti i  San Antonios nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas kryerjes  se implantimit të pejsmejkerëve thanë se janë të lumtur që kanë pasur mundësi të ndihmojnë fëmijët kosovarë.  

Dr. Kirk Miloan, Drejtor i  Organizatës Amerikane për Shpirt dhe Zemër deklaroi se pas bashkëpunimit  më shumë se 10 vjeçar me mjekët e QKUK-së, janë pajtuar që të ndihmojnë 2 fëmijë kosovarë që kanë pasur nevojë për implantimi të pejsmejkerëve.

Në anën tjetër, Dr. David Buch, i cili mori pjesë në intervenim sqaroi se implantimi është kryer me sukses dhe fëmija pas kësaj ndihet mirë që ka pasur rastin t’u ndihmojë fëmijët  e Kosovës. Ai premtoi se ndihmesa dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Dr. Ramush Bejiqi, pediatër- kardiolog në Klinikën e  Pediatrisë sqaroi se pejsmejkeri është një lloj baterie e cila është e programuar të ndihmojë apo stimuloi zemrën në raste kur ka probleme.

“Tek fëmijë i parë pejsmejekeri apo bateria është instaluar që të punoj 78 muaj e ardhshme dhe fëmija nuk do të ketë probleme për këtë periudhë kohore”, sqaroi ai. 

Sipas tij, në gjithë këtë proces ka pasur përkrahje politike nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe nga Drejtoria e QKUK-së.  Sipas tij, në muajin Qershor parashihet që në Kosovë të kryhen ndërhyrjet e para në zemër të hapur tek fëmijët në Kosovë.

Fëmija  i parë që përfitoj nga implantimi i pejsmejkerëve është G. Mehmeti (2001), përderisa fëmija tjetër është i moshës 17 vjeçare. Shuma financiare e një pejsmejkeri të implantuar është rreth 16 mijë dollarë.

Ekipi i mjekëve nga Amerika më parë kishte ndihmuar  në operimin e 168 fëmijëve nga Kosova, të cilët kishin pasur probleme me zemër.  Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimin ta vazhdojnë edhe në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)