25 Dhjetor 2024

QKUK: 10 raste të verifikuara me grip të derrit

Prishtinë, 3 mars - Në konferencën e sotme për medie, UD. Drejtori i Klinikës Infektive, Prof. dr. Shemsedin Dreshaj, ka paraqitur të dhënat e fundit për sa i përket rasteve të paraqitura me influencën H1N1, e njohur për opinionin si gripi i derrave.
 
Ai tha se me datën 27 janar, kanë shkuar mostrat e para për testim në laborator për raste të dyshuara, por ato kanë rezultuar negative, ndërkohë rasti i parë është konfirmuar ditën e premte.  “ Rasti i parë i verifikuar në laborator me prani të virusit H1N1, është paraqitur të premten, deri tani kemi 10 raste të konfirmuara në laborator, përderisa 5 të tjera janë raste të gripit sezonal” theksoi dr. Dreshaj.

 Sipas tij, një paciente e lindur më 1957 nga Dragashi është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është e intubuar, përderisa për 3 raste të tjera si të dyshuara me prani të virusit H1N1 janë duke u pritur rezultatet nga laboratori.

Drejtori i Klinikës infektive pohoi se janë të furnizuar mirë me barna dhe terapinë tjetër përcjellëse që nevojitet për trajtim të pacientëve, përderisa për këtë ekziston edhe strategjia nacionale, e cila është në përputhje me strategjinë botërore për luftim të sëmundjes së tillë.

Ai i rekomandoi të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes, mos të grumbullohen në grupe të mëdha dhe ne ambiente të mbyllura, e po ashtu të kenë kujdes kur teshtijnë dhe te lajmërohen me kohë te mjeku.

 Duke folur për trajtimin e pacientëve, dr. Dreshaj tha se Klinika Infektive ka staf të profesional dhe hapësira të mjaftueshëm për trajtim të rasteve të tilla.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)