22 Dhjetor 2024

QKMF në Gjilan u ofron shërbime në shtëpi 54 pacientëve të prekur me COVID-19

Gjilan, 12 mars – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Kryetari Haziri ka bërë të ditur se vetëm të enjten, ekipet e QKMF’së u kanë dhënë shërbime në shtëpi 54 pacientëve të prekur me COVID-19, derisa bëri të ditur se numri i rasteve aktive në këtë komunë është 337.

Ai ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, bartjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 14242 mostra, 4074 kanë rezultuar pozitivë, 3624 janë shëruar, 113 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 337 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 75 persona dhe 293 mostra në pritje për rezultat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)