QKMF dhe QKUK marin 240 mijë euo donacione
Prishtinë, 9 mars - Bashkëpunimi i suksesshëm në mes të Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Direct Relief, si dhe institucioneve shëndetësore sic janë Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka rezultuar në donacionin e dytë të medikamenteve mjekësore, vlera e të cilave arrin në rreth 240,000 USD.
Nevoja për medikamente është e përhershme në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor dhe ne konsiderojmë se bashkëpunimi i qëndrueshëm me organizatat ndërkombëtare të dedikuara në përmbushjen e nevojave mjekësore të popullsisë në shtetet në zhvillim është më se e rëndësishme, ka theksuar Dafina Krasniqi, koordinatore e programeve në fondacionin Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.
Ky donacion, i dyti me rradhë i realizuar nga organizata Direct Relief, përmes partnerit vendor Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, falë marrëveshjes së lidhur vitin e kaluar, marrëveshje kjo që siguron dhurimin e materialeve mjekësore në mënyrë të vazhdueshme në Kosovë. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë do të sigurojë pranimin, mirëmbajtjen, ruajtjen, dhe shpërndarjen e donacioneve të pranuara.
Direct Relief është një organizate jo-fitimprurëse, bazuar në SHBA, e cila punon për përmbushjen e nevojave të partnerëve të saj për medikamente esenciale, materiale, dhe pajisje, me fokus të vecantë në shtetet ne zhvillim. Arritja e kontigjentit të dytë në Kosovë u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët në Kosovë dhe Meet Us Halfway në Nju Jork.