Qeveria ndan 1 milion euro për fëmijët e prekur nga leukemia
Prishtinë, 23 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës, nën udhëheqjen e kryeministrit Hashim Thaçi, në mbledhjen e saj të rregullt në kuadër të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore mori vendim për ndarjen e 1 milion euro për fëmijët e prekur nga leukemia dhe sëmundje të ngjashme.
\"Në mbledhjen e sotme, është ndarë shuma prej 1 milion euro për fëmijët e prekur nga leukemia dhe sëmundje të ngjashme, me qëllim të mbulimit të kostos së shërimit të tyre.\"