22 Dhjetor 2024

Qeveria miraton masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

Prishtinë, 12 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 25-të, në të cilën ka shqyrtuar dhe aprovuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, pas situatës së krijuar me rritjen e numrit të të infektuarve me këtë virus në vendin tonë.

Masat e reja për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë vërtetuar si të domosdoshme për të kufizuar transmetimin e COVID-19 dhe për të zvogëluar vdekjet.

Sipas raporteve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–19, në Kosovë paraqet një ngritje të rasteve të infektimit me COVID-19.

Në një situatë të tillë, duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK - së, Qeveria ka balancuar interesin e ruajtjes së shëndetit publik dhe interesin ekonomik duke marrë masa të cilat në njërën anë mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik, ndërsa në anën tjetër kontrollojnë dhe parandalojnë shpërndarjen e COVID-19.

Prandaj, në bazë të rekomandimeve të dhëna nga IKShPK, ministritë e linjës, palët e inte­re­sit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19.

Gjithashtu, për të përshpejtuar procesin e vaksinimit, Qeveria ka ndarë mjete buxhetore për angazhimin e 50 infermierëve të cilët do të angazhohen në procesin e vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë kërkesë për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 88,620 € (tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtë qind e njëzet euro) për angazhimin e 50 infermierëve për procesin e vaksinimit.

Këto mjete merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, dhe ndahen në kategorinë e shpenzimeve të mallrave dhe shërbimeve, në përputhje me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)