22 Dhjetor 2024

Qeveria miraton masat e reja për kontrollin dhe luftimin e pandemisë

Prishtinë, 12 shtator - Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 35-të së saj, kësaj radhe në formë elektronike.

Në këtë mbledhje janë miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat mund t’i gjeni të plota në dokumentin e bashkëngjitur.

Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, në aktivitetet dhe bizneset të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të njëjtin vend, dhe në të cilat ruajta e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një rrezik në rritje të transmetimit të virusit.​
 
 Masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  
pandemisë COVID-19   

A. [Zbatimi territorial]
1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.  
B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]  
2. Çdo  person  i  cili    hyn  në  Republikën  e  Kosovës,  duhet  të  posedoj    një  nga  dëshmitë  e mëposhtme:  2.1 Certifikatën  e  vaksinimit  për  vaksinimin  e  plotë  ose  marrjen  e  një  dozë  të vaksinës kundër COVID-19;  2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; 2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; 2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.  3. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.  4. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:  4.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore  dhe  largohen  nga  Kosova  brenda  tre  (3)  orësh  përmes  aeroportit  ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh; 4.2 Personat, të  cilët  punojnë  si  transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19; 4.3  Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit; 4.4 Qytetarët e  huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me  autobus  ose  me  linjë  të  rregullt  ndërkombëtare,  transit,  me  kusht  që  të nënshkruhet  deklarata  se  do  ta  lëshojnë  territorin  e  Kosovës  brenda  pesë  (5) orësh;

4.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë; 4.6 Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë  (16) vjeçare.   

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]  

5. Në institucionet publike dhe private, deri me datë 26 shtator 2021, vazhdohet obligimi që të paraqitet në punë vetëm stafi  esencial, ndërsa stafi jo esencial obligohet  të punojë nga shtëpia. Për qëllime të këtij vendimi, staf esencial konsiderohen punëtorët prania fizike e të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave të punës.

6. Punëdhënësit publikë dhe privatë obligohen që në bashkëpunim me punëtorët të përcaktojnë stafin esencial.   

7. Punëdhënësit publikë dhe privatë udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të punës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial për nevojat e punëdhënësit.

8.  Të  gjithë  punonjësit  e  institucioneve  publike,  si  dhe  personeli  i  ndërmarrjeve  publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.   
 
9. Nëpunësi  më i  lartë administrativ  i çdo institucioni  publik  është i  obliguar  të caktojë  një apo  më  shumë  persona  përgjegjës  që  do  të  kontrollojnë  posedimin  e  ndonjërës  nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4  

10.  Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]  

11. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për  duar  dhe  një  sasi  të  maskave  në  vende  të  qasshme  në  hyrje  të  objektit  si  dhe  në ambientet e brendshme.  

12. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të  vendosin  shenja  të  dukshme  të  rregullave  të  sjelljes  për  mbrojtje  nga  COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes   në  objekt   pa  maska,  respektimin   e  distancës.  

13. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.   

14. Bartja  e  maskës  duke  mbuluar  hundën  dhe  gojën  është  obligative  në  të  gjitha  rastet, përveç: 14.1 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë             ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes; 14.2 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike; 14.3 Gjatë ngrënies apo pijes.  

 15. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.  16. Obligohen  të  gjitha  institucionet  publike  dhe  private  që  të  përcaktojnë  një  punonjës  të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 15.
 
D. [Kufizimi i qarkullimit]
 
17.  Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç:  17.1 Rasteve të natyrës urgjente  (për të kërkuar  ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi); 17.2 Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike; 17.3 Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve),  por  me  kusht  që  të  pajisen  me  leje  të  veçantë  nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës. 17.4 Personat  të  cilët  ofrojnë  dëshmi  se  duhet  të  jenë  në  aeroport  gjatë  orarit  të kufizimit të qarkullimit, për shkak se kanë  për të udhëtuar përmes aeroplanit; 17.5 Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme që lëshohet nga Qendra  Operative  Emergjente  e  Ministrisë  së  Punëve  të  Brendshme,  sipas pikës 19, për shkak të domosdoshmërisë së qarkullimit gjatë orës policore.  

18.  Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 17 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.  

19.  Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë leje të veçantë, për persona të cilët ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për domosdoshmërinë që kufizimi i qarkullimit të orarit të ju zgjatet përkohësisht.

Dh. [Institucionet e arsimit]

 20.  Aktiviteti  mësimor  në  institucionet  publike  dhe  private  të  arsimit  parauniversitar,  duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri me datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar.   

21.  Për  familjet  me  fëmijë  të  regjistruar  në  institucione  parashkollore  dhe  me  dy  prindër  të punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021.  

22.  Studentët  në  mënyrë  që  të  ju  mundësohet  regjistrimi  në  konvikt  duhet  të  posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.  

23.  Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4., në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

 24.  Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.  

25.  Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni sipas pikës 22, 23 dhe 24, është i obliguar me vendim të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.  

26.  Të  gjitha  institucioneve  publike  dhe  private  të  të  gjitha  niveleve  të  arsimit,  iu  ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.   E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

 27.  Ministria  e  Financave,  Punës  dhe  Transfereve  udhëzohet  të  lirojë  të  gjithë  përfituesit  e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit,  siç kërkohet me ligjet përkatëse..   

F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]  

28.  Lejohen  grumbullimet  në  ambiente  të  mbyllura  deri  në  njëzet  (20)  persona  (punëtori, mbledhje,  seminare,  trajnime).  Organizatori  obligohet  të  siguroj  distancën  fizike  prej  1.5 metër në mes të personave.  28.1 Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca sociale.    

29.  Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë mundet që të lëshojë leje të veçantë, që tejkalon numrin prej njëzet (20) persona,  për ngjarje të rëndësisë së veçantë  në funksion të interesit publik.  

30.  Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50) persona  (publiku).  Organizatori  obligohet  të  sigurojë  mbajtjen  e  distancës  fizike  prej  1.5 metër në mes të personave.   

31.  Pavarësisht pikës 28 dhe 30, për koncerte dhe festivale vlen pika 34.  

32.  Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë ndalohet.  

33.  Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri.  G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]

34.  Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i    festivaleve,  koncerteve,  ekskursioneve,  pelegrinazheve,  dasmave,  fejesave,  ahengjeve familjare dhe shoqërore,  në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.  

Gj. [Gastronomia]

 35. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.  

36. Ndalohet shërbimi në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i  ushqimit  dhe  pijeve)  lejohet  vetëm  në  hapësirat  e  hapura  të  lokaleve  të  gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i  jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

 37. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)