09 Janar 2025

Qeveria ka ndarë buxhet shtesë për specializantët e mjekësisë

Prishtinë, 12 janar - Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi priti sot në takim përfaqësuesit e specializantëve të fushave të ndryshme të mjekësisë, ku u bisedua për çështjen e statusit të tyre dhe zgjidhjen  e përhershme të brengave të specializantëve.

Gjatë takimit, Zëvendësministri Krasniqi i njoftoi specializantët e mjekësisë se për këtë çështje është biseduar edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe janë dakorduar se kjo çështje duhet të zgjidhet, si dhe është ndarë buxhet shtesë për këtë kategori për vitin 2017.

Ai gjithashtu gjatë takimit shtoi se tani kjo çështje është në kompetencën e Ministrisë së Shëndetësisë,  që duhet të zgjidhet sa më parë dhe janë ata që duhet ta rregullojnë këtë çështje duke u bazuar në ligjet e Kosovës.

Gjatë takimit,  përfaqësuesit e specializantëve të Mjekësisë e njoftuan Zëvendësministri e Financave për gjendjen e tyre në përgjithësi dhe njëherit shprehën shqetësimin për mos rregullimin e statusit të të punësuarit, ku  sipas tyre këtë çështje Ministria e Shëndetësisë po e zvarritë dhe duke filluar nga java e ardhshme ata do të jenë pa paga.

Specializantët gjithashtu falënderuan Ministrinë e Financave për pritjen dhe për përkushtimin që ky problem i akumuluar prej vitesh të zgjidhet sa më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)